Anila Ndoka (Prendushi), e cila u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj, ka ndërruar jetë pas 6 ditësh në spitalin e Shkodrës.
Nëna e 3 fëmijëve u qëllua me armë zjarri nga partneri i saj, pas një debati mes tyre në makinë, ngjarje e ndodhur në lagjen ‘Mark Lula’ paraditen e 18 Shkurtit.Pasi qëlloi me plumb në kokë Anila Ndokë, Kolë Manaj i dha fund jetës duke u vetëvrarë.
“Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.Shtetasi Kolë Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prendushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë”, informuan blutë ditën e krimit (18 Shkurt), ndërsa brenda mjetit u gjet edhe arma që u përdor për krimin e dyfishtë.Por, 44-vjeçarja nuk arriti që të mbijetojë duke u ndarë nga jeta ditën e sotme.Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të refuzimit të 34-vjeçarit që të ndahej prej partneres së tij, me të cilën mësohet se kishte nisur bashkëjetesën 5 vjet më parë.
PO KUSH JANË VIKTIMAT
Anila Ndoka (Prendushi) ishte nënë e 3 fëmijëve, që i kishte nga martesa e parë. Pasi ishte divorcuar me të atin e fëmijëve, dyshohet se kishte krijuar lidhje me 34-vjeçarin, Kolë Manaj. Sipas të dhënave të para ata bashkëjetuan prej kohësh, në një marrëdhënie jo të panjohur në zonë dhe në mes të familjeve të tyre.