Aksidentoi 68-vjeçaren me makinë në Maliq, arrestohet personazhi i TikTok “Klevisi i Pojanit”

Është arrestuar personi që aksidentoi 68-vjeçaren në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, 24-vjeçari Klevis Shasho, ose ndryshe i njohur në TikTok “Klevisi i Pojanit”, dy ditë më parë teksa ishte duke udhëtuar me makinë goditi shtetasen me iniciale S.K, 68 vjeç dhe u largua menjëherë nga vendngjarja.

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa pritet që 24-vjeçari të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas 48 orëve.

Sakaq, e moshuara ndodhet ende në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *