“Aq të mirë ishin sa Zoti i mori në muajin Ramazan”:Këta janë nënë e bir që humbën jetën dje në aksidentin tragjik

Një aksident tragjik u regjistrua mëngjesin e të dielës, ku nënë e bir fatkeqësisht humbën jetën.

Personat që shihni në foto janë Fatbardha dhe Klodian Shahini, nën e bir, të cilët humbën jetën pasi u përfshinë në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin kombëtar Peqin-Elbasan.

Automjeti “Mercedez Benz” me të cilin po udhëtonin nënë e bir u përplas me furgonin që drejtohet nga shtetasi Anesti Bufi. Si pasojë e goditjes së fortë, Fatbardha dhe Klodian Shahini mbetën të bllokuar në automjet dhe fatkeqësisht gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

“Aq të mirë ishin sa Zoti i mori në muajin Ramazan”,

Klodian Shahini

Ndërkohë, si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur dhe 5 persona të tjerë, shoferi i furgonit si dhe 4 pasagjerët, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Elbasanit.

Sakaq, në rrjetet sociale, ku dhe janë publikuar fotot e dy viktimave, të njohurit e tyre i kanë përshkruar si dy njerëz të qeshur të cilët përgjatë gjithë jetës së tyre kishin përcjellë mirësi.

“Aq të mirë ishin sa Zoti i mori në muajin Ramazan”,

Fatbardh Shahini

“O Zot gjithë ky djalë që e shihnim çdo ditë të qeshur dhe me edukatë. Zoti i merr për vete njerëzit e mirë, ngushëllime familjes”, shkruan një prej komentuesve.

“Aq të mirë e të bekuar kanë qenë saqë Zoti i mori në muajin Ramazan. Qofshi të Xhenetit”, shkruan një tjetër komentues.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *