Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 3-9 mars

Dashi

Ky muaj do të fillojë për ju plot gjallëri dhe energji, gjë që do t’ju lejojë t’i përballoni ditët me vendosmëri. Yjet ju ofrojnë mbështetjen e tyre dhe në ditët në vazhdim do të merrni lajme interesante. Gjysma e parë e javës do të jetë veçanërisht e favorshme për çështje praktike, prandaj është koha e duhur për të bërë propozime ose për të paraqitur projekte të reja në punë.

Demi

Java e parë e muajit premton të jetë shumë pozitive në aspektin e punës, familjes dhe në fusha të tjera të jetës. Në dashuri mund të vini themelet për historitë e ardhshme dhe janë të favorizuara takimet. Ata që po përballen me situata ligjore mund të gjejnë një kompromis të dobishëm. Edhe në punë do të merrni kënaqësi dhe do t’ju njihen meritat.

Binjakët

Në fillim të javës gjendja mund të jetë disi e tensionuar, por në fundjavë gjithçka do të rregullohet. Në aspektin e marrëdhënieve ndërpresonale, në sferën e kontakteve dhe të udhëtimeve do të jeni të favorizuar. Në vendin e punës do t’ju ofrohen mundësi të reja, por që duhet t’i shqyrtoni me kujdes.

Gaforrja

Yjet do t’ju ofrojnë mbështetjen e tyre. Do të mund të forconi marrëdhëniet me të tjerët dhe të sqaroni situatat sentimentale apo familjare. Në sytë e të tjerëve do të dukeni magjepsës, por në një nivel praktik do të ishte më mirë që t’i shmangni shpërqendrimet. Puna dhe paratë nuk do të ecin fort mirë, por mos u ankoni shumë dhe mundohuni të gjeni zgjidhjen e duhur.

Luani

Në këtë javë të parë të muajit do të përballeni me disa vështirësi fizike, me sëmundje sezonale apo probleme të vogla shëndetësore. Kushtojini vëmendje shëndetit tuaj dhe, nëse është e nevojshme, konsultoheni me një specialist. Në planin e marrëdhënieve priten zhvillime pozitive, edhe pse, për shkak të stresit të akumuluar, mund të hyni në debate me të tjerët.

Virgjëresha

Dita e hënë mund të jetë disi e tensionuar për të lindurit e Virgjëreshës, për shkak të kontrasteve të krijuara nga forcat yjore. Pa merak, se duke filluar që nga e marta gjendja do të marrë për mirë. Muaji premton të jetë shumë pozitiv, me mundësi si në sferën e punës ashtu edhe në atë sentimentale. Edhe fizikisht do të ndiheni më mirë.

Peshorja

Ditët e para të muajit mund të mos jenë dhe aq pozitive në sferën e dashurisë dhe të marrëdhënieve ndërpersonale. Por, mos u shqetësoni, sepse aty nga data 6 do të ndiheni më të lehtësuar dhe do t’ju kthehet humori. Fundjava do të jetë ideale për të shijuar një moment pushimi ose për të organizuar diçka të veçantë.

Akrepi

Këtë muaj do të jeni në gjendje tensioni, veçanërisht në planin ekonomik. Fillimi i javës mund të jetë i ndërlikuar, me disa yje që ngadalësojnë përparimin dhe ju shkaktojnë humor të keq. Edhe në sferën sentimentale mund të lindin konflikte, ndaj do të jetë e rëndësishme të veproni me kujdes dhe të shmangni vendimet e nxituara.

Shigjetari

E hëna mund të jetë një ditë veçanërisht e lodhshme, me shqetësime që lidhen me sferën e punës. Mund të lindin çështje ose diskutime të papritura, veçanërisht me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Edhe në dashuri mund të ketë konflikte, por në javët në vazhdim do të keni mundësi për t’u rikuperuar.

Bricjapi

Muaji hapet me perspektiva të favorshme dhe një klimë pozitive. Në javën e parë yjet do t’ju inkurajojnë t’i përjetoni ndjenjat me intensitet më të madh. Megjithatë, disa situata mund të jenë ende të vështira, me disa konflikte për t’u menaxhuar. Në fundjavë gjërat do të përmirësohen dhe do të jeni të favorizuar në krijimin e kontakteve të reja dhe në sferën e udhëtimeve.

Ujori

Kjo do të jetë një periudhë produktive në planin e punës, me shanse të mira për të marrë rezultate konkrete. Në nivelin sentimental, mund të ketë momente pasigurie dhe debatesh. Për beqarët, megjithatë, takimet do të jenë të favorizuara dhe ata që kanë përjetuar një ndarje mund të gjejnë forcën për të kthyer faqen.

Peshqit

Me ardhjen e muajit priten ditë plot emocione dhe kënaqësi. Sfera sentimentale do të jetë veçanërisht e favorizuar. Çiftet do të arrijnë të gjejnë një ekuilibër, ndërsa ata që kërkojnë njohje të reja do të kenë mundësi të mira. Edhe në punë nuk do të mungojnë projektet interesante dhe rezultatet e kënaqshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *