E solli në Shqipëri dhe e vr*au, palestinezi qëndroi një natë me të në apartament për të fshirë gjurmët

Një ngjarje e rëndë tronditi më 27 shkurt Tiranën, ku në një banesë në rrugën “Gjon Muzaka” u gjet i pajetë trupi i 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan.

Dyshohet se e reja u vra nga bashkëshorti i saj Fadi Alwan. Por mbetet disi i paqartë raporti mes të dyve, pasi po hetohet nëse Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan ishin çift apo babë e bijë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj tha në studion e 7 pa 5 se pista hetimore ka të bëjë ose me një krim pasioni, ose me një krim për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ai tha se autori e ka sjellën viktimën qëllimisht në Shqipëri për të kryer krimin.

Gazetari Barkaj theksoi se trupi i pajetë është gjetur përmbys në një krevat 5 ditë më pas. Sipas gazetarit të Vizion Plus, dyshohet se autori mund të ketë qëndruar një natë me viktimën, pasi është munduar të fshijë çdo gjurmë.

“Autori i dyshuar, sapo ka kryer krimin, ka fshirë çdo gjurmë. Policia ka gjetur në banesë vetëm 10 monedha. E kanë pasur të pamundur identifikimin e tyre për shkak se ishin edhe shtetas të huaj. Vetë pronarja e banesës nuk kishte marrë një mjet identifikimi. Përmes kamerave të sigurisë, jo vetëm të zonës, por edhe nga kamerat në aeroport më datë 19 shkurt, kur ata kanë mbërritur në vendin tonë, policia ka bërë të mundur identifikimin e çiftit.

Pista hetimore ka të bëjë ose me një krim pasioni, ose me një krim për shkak të marrëdhënieve familjare, kjo sepse ka dyshime se çifti, ose nëse janë baba e bijë, kanë ardhur në Shqipëri kastile për të kryer krimin. Ata kanë disa vite që jetojnë në Gjermani. Sapo kanë mbërritur në Rinas, ata kanë shkuar në banesën e marrë me qira. Më datë 22, 49-vjeçari u largua drejt Greqisë. Dyshohet se trupi i pajetë është gjetur më 27 shkurt, pra 5 ditë më pas. Trupi është gjetur përmbys në një krevat, me plagë në bark.

Krimi mund të ketë ndodhur edhe më datë 21, dhe një natë autori ka qëndruar me viktimën. Nga Athina ai ka ikur në Holandë dhe më pas dyshohet se ka ikur në Gjermani. Ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij”, tha Esido Barkaj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *