Presidenti i SHBA Donald Trump, gjatë fjalimit në Kongresin Amerikan, përsëriti interesimin e tij për të përvetësuar Groenlandën, duke pikturuar një tablo të prosperitetit dhe sigurisë për “njerëzit e jashtëzakonshëm” të ishullit, një territor autonom i mbretërisë së Danimarkës.
“Ne do t’ju mbajmë të sigurt, do t’ju bëjmë të pasur dhe së bashku do ta çojmë Groenlandën në lartësi që nuk e kishit menduar kurrë më parë,” tha Trump.
Ai gjithashtu theksoi duke thënë se do të marrë kontrollin e Grenlandës “në një mënyrë apo një tjetër.”
Trump ka vite që është fiksuar në rëndësinë strategjike të ishullit të mbuluar me akullnajë dhe ai ka sugjeruar vazhdimisht që Shtetet e Bashkuara të blejnë territorin autonom.
Në janar, djali i tij i madh Donald Trump, Jr. bëri një vizitë në kryeqytetin e Groenlandës, ku filmoi video për një podcast.
Udhëtimi u faturua si një vizitë personale, por postimet e presidentit në rrjetet sociale për të kishin ngjyrime të forta politike.
“Don Jr. dhe përfaqësuesit e mi zbarkojnë në Grenlandë”, shkroi Trump për vizitën e djalit të tij në Nuuk.
Danimarka i ka hedhur poshtë propozimet e Trump për blerjen e ishullit, të cilat datojnë të paktën në vitin 2019.
Interesi i Trump për ishullin nuk është thjesht personal: ai është gjithashtu pjesë e një strategjie më të gjerë të sigurisë kombëtare, e fokusuar në kundërshtimin e fuqisë ruse dhe kineze në Rrethin Arktik.