Aksidentoi rëndë një person dhe u largua, arrestohet punonjësi i policisë në Korçë

Një punonjës policie është arrestuar ditën e sotme në Korçë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se punonjësi me iniciale J.R, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë në datën 3 mars ka bërë një aksident me makinë me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ.

Gjithashtu, ai është larguar nga vendngjarja dhe akuzohet për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa i aksidentuari është është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndalimi i tij u bë pasi me datë 03/03/2025 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht – Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.

Si pasojë e aksidentit shtetasi D. GJ., është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *