Rama flet për fotot n*do: Ku ma gjen të më nxjerrin ashtu, m’u rrit mbështetja pas publikimit

Teksa u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama komentoi foton nudo që iu publikua vite më parë, gjatë fushatës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Rama u shpreh se kur janë kapur ato foto, ai ishte duke shijuar pushimet në një plazh nudist në Francë.

Opozita ma ka nxjerr mua foton nudo dhe nuk është ashtu fare. Ku ma gjen të më nxjerrin foto nudo se në fund të fundit është trupi yt. Ma nxorën duke menduar se do më bënin keq. Ma morën nga sendet personale, dhe ma nxorën. Më dëgjon se dhe ti bëjë tifozllëk. Unë në qefin tim në një plazh nudist në Francë. Ma nxorën dhe javën e fundit të zgjedhjeve në bashki dhe atë javë ‘boom’ u rrit besimi dhe mbështetja.

Ti je brenda në kënetë, të kam parë, akoma ke nostalgji për sheshin e Flamurit me ato katër kokrrat në mes të sheshit. Erdhi 11 maji, Vlora e di vetë. Gëzim Zilja, po të jetë ndonjë Gëzim tjetër, një zile ka Vlora që bie. Kam dëshirë të të takojmë të pimë një kafe, ti do kesh vajt nja.. se u bëra unë 60”-u shpreh Rama.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *