Vrasja e Martin Çeços në Kolanec, emisioni UNIKO hedh dyshime të forta: A u dënuan personat e duhur?

Gjykata e Korçës dënoi në muajin shkurt 4 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços, i cili i gjet i pajetë në një rezervuar në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor 2022.

Prokuroria ka bazuar kërkesën për burg në dëshmitë e dhëna nga të akuzuarit, duke kërkuar dënimin e tyre për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Dënimet e Gjykatës: Valter Mollaj: 25 vjet burg, Edlir Mollaj: 23 vjet burg, Martina Pajollari: 20 vjet burg, Blendi Angjo: 15 vjet burg

Pavarësisht këtij vendimi, mbrojtja ka paralajmëruar apelim. Martin Çeço u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar dy ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen.

Në emisionin Uniko tregohet procesverbali i prokurorisë për dëshminë fillestare të Tina Pajollarit, e cila rrëfen se ka patur lidhje me dy djem njëkohësisht duke iu dhënë kësaj pjese shumë rëndësi, dhe në fund tregon se Martin Çeço e ngacmonte në rrjetet sociale. Emisioni Uniko ngre dyshime se përse Valter Molla, i dënuar me 25 vite burg tashmë nuk u bë xheloz për dy personat e tjerë por për Martin Çeçon?

Dyshimi tjetër është se dëshmitari Bledi Angjo, i cili punonte si çoban te Valter Mollaj, ka rrëfyer vrasjen me detaje të Martin Çeços, por ndërkohë nuk dinte të shkruante. Emisioni ngre pyetjen, kush e shkruajti emrin e tij dhe firmosi procesverbalin?

Një tjetër dyshim i ngritur është se sipas dëshmisë së marrë nga Tina Pajollari (E cila për emisionin ka treguar më herët se u bë nën presion dhe me kërcënime të shumta), Valter Mollaj ka marrë në telefon Martin Çeçon dhe i ka thënë të dalin e të takohen, por megjithatë në tabulate telefonike , në telefonin e Martin Çeços nuk ka asnjë thirrje nga numra të panjohur, përveçse nga “djemtë e Blacës”.

Gjithashtu në asnjë nga kamerat përgjatë rrugës nga fshati Marjan (i Tina Pajollarit dhe Valter Mollajt) e deri në Kolanec nuk kishte asnjë gjurmë të makinës së Valter Mollajt. Në automjetin e tij nuk u gjet asnjë gjurmë ADN-je nga Martin Çeço e as litari me të cilin pretendohet se ai ishte mbytur. Po ashtu nuk shpjegohet se përse viktima kishte shenja të tjera dhune kur ato nuk janë përshkruar në asnjë prej dëshmive?

Gazetari Spartak Koka me emisionin Uniko është i vendosur për t’i shkuar deri në fund ngjarjes që nëse do të zbardhë dyshimet do të tregonte një skandal të vërtetë të sistemit gjyqësor.

Ndiqeni videon deri në fund:

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *