Një aksident rrugor ka ndodhur sot në afërsi të Golemit.
Një autoambulancë është përplasur me një automjet pranë Shkëmbit të Kavajës, duke shkaktuar disa të plagosur.
Burime bëjnë me dije se ambulanca ishte nisur nga Berati në drejtim të Tiranës.
Në momentin e aksidentit, brenda autoambulancës ndodhej një grua 64-vjeçare nga Berati, e cila po transportohej për në spital, e shoqëruar nga një i afërm dhe infermieri.
Si pasojë e përplasjes, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me një tjetër autoambulancë për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa në zonë është krijuar trafik i rënduar për shkak të ngjarjes.