Elbasan, 7 vjeçari nuk u kthye në shtëpi nga shkolla. Prindërit, të alarmuar

Një familje në Elbasan ka ngritur alarmin, pasi një fëmijë 7-vjeçar rezulton të jetë larguar në drejtim të paditur.

I vogli ka dalë nga shkolla 9-vjeçare ‘Naim Frashëri’ në Elbasan në orën 10:30 minuta dhe nuk dihet se ku ndodhet.  7-vjeçari i identifikuar si Andi Çakallit në momentin e largimit ka veshur këmishë të bardhë dhe pantallona jeshile.

Familjarët kërkojnë ndihmë për të gjetur djalin e vogël, teksa shkolla ku i mituri u pa për herë të fundit ndodhet pranë parkut Rinia në Elbasan.

7-vjeçari ka veshur këmishë të bardhë dhe pantallona jeshile.

Edhe policia është mobilizuar për gjetjen e fëmijës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *