Ikona e viteve ’80 Parashqevi Simaku ka vendosur përfundimisht të rikthehet në skenën e muzikës shqiptare. Pas shumë viteve mungesë, Parashqevi Simaku do të publikojë shumë shpejt një videoklip të xhiruar së fundmi në qytetin e madh të New Yorkut.
Lajmi është bërë i ditur nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka marrë nën kujdesin e tij këngëtaren që prej shfaqes së saj në një prej stacioneve të trenave në New York ku jetonte prej vitesh si e pastrehë.
Parashqevi Simaku tashmë duket totalisht e transformuar nga jeta e mëparshme. Ajo gjithashtu pas takimit me djalin e saj të munguar prej vitesh si dhe me ish-bashkëshortin, Parashqevi Simaku iu nënshtrua dhe një terapie për shëndetin mendor.