Jepet alarmi/ Në Shqipëri është futur peshk me parazitë dhe mish me salmonelë?

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit mund të infektojë fëmijë e të rritur nëse konsumojnë peshkun krudo.

Përveç inflamacionit të traktit gastrointestinal në disa raste, larvat mund të depërtojnë në mukozën e stomakut ose zorrëve, duke shkaktuar komplikime.

Njëkohësisht është importuar edhe 4516.75 kg fileto derri me prani te bakterit të Salmonella spp. Prezenca e këtij bakteri në organizëm shkakton diarre, ethe, dhimbje stomaku, etj. Kanë qenë kontrollet e AKU në terren që kanë zbuluar këto 2 produkte me rrezik të lartë në shëndetin e konsumatorëve.

Sipas Ora News, acugia e kriposur në sasinë 985 kg është importuar nga Koracia dhe Italia ndërsa fileto e derrit me salmonele është importuar nga Brazili. Sipas AKU, acuge e kriposur nuk është futur në prodhim, por është bllokuar dhe do të asgjësohet në Shqipëri.

Ndërsa në lidhje me 4516.75 kg fileto derri njoftohet se qëndrojnë të hapura 2 mundësi. E para kjo sasi mishi mund të asgjësohet ose, do t’i jepet subjekteve të tjera të cilat plotësojnë kriteret për trajtimin e produktit dhe rihedhjes se tij në treg.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *