Tiranë, 30 vjeçari u vë flakën makinave të parkuara të xhaxhait, shpallet në kërkim

30-vjeçari Marjus Xhepa, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi dogji dy makinat e xhaxhait në oborrin e shtëpisë.

Nipi i cili më herët ishte konfliktuar me xhaxhain G. Xhepa 66-vjeçar për disa prona, gjatë natës i ka shkuar në shtëpi në zonën e Kombinatit dhe i ka vendosur zjarrin dy makinave të parkuara në oborr.

Njoftimi i policisë: 

“I vuri zjarrin 2 automjeteve, gjatë natës, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.   

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *