Pas eksperiencës në Angli, “investuan” me shtëpi bari në Shqipëri/ Del foto e vëllezërve në Kamëz

Personat që shihni në foton e mësipërm janë dy vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi, përkatësisht 38 vjeç dhe 28 vjeç, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Llamba”.

Ata akuzohen se kishin përshtatur një banesë për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Laknas të Tiranës, ku për rritjen e tyre ishin instaluar pajisje ndriçimi dhe ventilimi, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Burime për mediat bëjnë me dije se ata kishin jetuar për një periudhë kohe në Angli, ku kishin mësuar “zanatin” dhe pasi mësuan sekretet e punës atje, ata u kthyen në atdhe për të “investuar”, duke ndërtuar në banesën e tyre një ambient të posaçëm për kultivimin e kanabisit.

“Ferma e kanabisit” ishet me pajisje shumë të avancuar të teknologjisë së fundit, sa që e largonin dhe aromën e hashashit dhe nuk ndihej aspak jashtë banesës. Mësohet se për t’u kamufluar dy vëllezërit vendosnin dhe muzikë në banesë, në mënyrë që mos të ngrinin asnjë dyshim.

Në ambientet e “shtëpisë së barit, blutë e kryeqytetit sekuestruan 20 bimë narkotike kanabis sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Autoritetet raportuan se proceduan penalisht edhe babain e dy vëllezërve, shtetasin Zitë Matraxhi, 66 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Në vijim të hetimeve, u vu në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi Endrit Paja, 29 vjeç, për shpërdorim detyre. Ai dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

“Shtëpia e barit” u zbulua nga efektivët e e komisariatit të Policisë nr. 5 në Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *