Gazetari i njohur ndërron jetë nga sëmundja e rëndë, vëllai i tij Enkel Demi: I vetmi ngushëllim që kam…

Gazetari i njohur i sportit Saimir Demi ka ndërruar jetë, duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 57-vjeçare. Ky lajm ka tronditur të gjithë ata që e njohin dhe kanë patur fatin të punojnë me të.

Fatkeqësisht nuk ia doli dot të fitonte një nga betejat e tij më të mëdha, atë me sëmundjen, e cila prej muajsh e “dërrmoi” nëpër spitale.

Lajmin e ka bërë të ditur Defrim Methasani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Methasani shpreh ngushëllimet e tij, ndërsa nënvizon se ende nuk e beson se një nga miqtë e tij tashmë nuk jeton më.

“Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen e tij. Saimir Demi, do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku kaq shpejt, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rrëzoi njeriun që e donte jetën, ndërsa po kaq e donte çdokush që e njohu dhe punoi me të. Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij.

U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije…!”

Në rrjetet sociale ka reaguar edhe vëllai i tij Enkel Demi, i cili shkruan: “Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Varrimi do kryhet nesër në orën 14.00.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *