Ndërron jetë Papa Françesku

Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare pas problemeve shëndetësore, raporton ANSA.

Jorge Mario Bergoglio, i lindur më 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires të Argjentinës, ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike.

Papa Françesku u shfaq dje në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të uruar “Gëzuar Pashkët” për mijëra besimtarë katolikë. Ai doli në një karrige me rrota dhe bëri me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit drejt turmave brohoritëse poshtë.

Fjalimi i tij tradicional i Pashkëve u mbajt nga një anëtar klerik ndërsa disa orë më vonë raportohet se ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur e njoftoi Kardinali Farrel mëngjesin e sotëm.

“Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 07:35 të mëngjesit të sotëm peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë me fisnikërinë dhe vlerat universale të ungjillit, në favor të më të varfërve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut për dashurinë e pafund të mëshirshme të Zotit”, tha ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *