Këngëtarja Elsa Lila është rikthyer në rrjetet sociale. Me anë të një postimi në Instagram sëfundmi ajo ka postuar një fragment të këngës “Qan lulja për lulen”, të cilën e ka kënduar në një koncert në Romë. Po ashtu ajo ka zbuluar se këtë këngë ia ka kënduar gjyshi kur ka qenë e vogël.
Postimi i plotë:
’Qan lulja per lulen’, live ne nje koncert timin ne Rome! Faleminderit nga zemra plot dhimbje qe më keni dhënë mbeshtetje dhe dashuri!!!Kjo eshte nje kenge tradicionale qe me ka kenduar gjyshi kur kam qene e vogël. Uroj te gjitheve nje dite te mrekullueshme, ashtu sic meritoni të keni gjithe jeten!.