Panairi i 25-të i Librit zhvillohet para një sfide dhe një të vërtete; mungesës së lexuesve. Por kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri përpara këtij realiteti, bën përgjegjës institucionet shtetërore.
Për Ymerin jo vetëm në Tiranë, por në çdo qytet duhet të nxiten festivalet letrare të cilat mungojnë.
Në këto kohë, sipas tij, shtëpitë botuese nuk po përballen vetëm me humbjen e lexuesve, por edhe me tkurrjen e tirazheve ndërsa për shkak të inflacionit kemi rritje të çmimit të librit.
Ky panair, do të mbledhë në Pallatin e Kongreseve nga data 16 deri më 20 Nëntor gati 100 shtëpi botuese disa prej tyre edhe nga trevat shqipfolëse. E ndërsa në Tiranë do zhvillohet “festa” e librit, në 4 ditë do të diskutohet për përkthimin, autorët e rinj ku në fokus do të jetë edhe letërsia për fëmijë.
Tv Klan