Rudina Hajdari ka pranuar për herë të parë dje se martesa e saj me partnerin Muçjon Demiraj ka marrë fund. E pyetur së fundmi në lidhje me thashethemet mbi divorcin, nëse janë të vërteta, Hajdari i konfirmoi.
“Unë jam shprehur vetë. E kam thënë vetë që kam patur vështirësi në këtë marrëdhënie. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur. Ne kemi patur fatin dhe priviliegjin që njihemi për kaq shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin në thelb dhe për familjet tona dhe e gëzojmë këtë respekt të jashtëzakonshëm. Ja kemi transmetuar edhe gocës këtë respekt. Ruajmë një marrëdhënie shumë shumë shumë të mirë. Dhe jam me fat”, u shpreh ajo në “D-Night”.
Rudina Hajdari dhe Muçjo Demiraj kanë jetuar për shumë vite në SHBA, ku ish-deputetja ka kryer edhe studimet. Ajo la jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati, Azem Hajdari në politikën shqiptare.Çifti janë prindër të një vajze 7-vjeçare, Sihanës.
“Sihana erdhi këtu në Shqipëri kur ishte 2 vjeç, filloi kopshtin këtu dhe gjatë pandemisë na u desh që të shkonte sërish në SHBA. Në atë kohë unë s’mund të qëndroja me të, gjyshërit e saj (nga babai) ishin të sëmurë dhe kishin nevojë ta kishin pranë dhe unë doja që ajo të ishte me ta. Vajza filloi shkollën atje dhe i pëlqeu shumë, prandaj tani vazhdon të jetë andej sepse unë nuk doja ta shkëpusja. Unë përpiqem të jem nënë shembullore, ne mundohemi në mënyrën tonë të bëjmë maksimumin për fëmijët. Unë dua të jem model për të. Edhe pse nuk jam gjatë gjithë kohës me të, me veprimet që bëj i jap asaj një mesazh. Ajo ma zbut shumë karakterin. Unë shkoj shpesh në Amerikë, kam një pjesë të familjes atje. Shkoj dhe për shkak të punës. Unë dua që Sihana të vijë në Shqipëri dhe të mësojë më shumë shqip, se domosdo e ka humbur pak.”, tha Rudina.