Një 37 vjeçare shqiptare në Itali humbi jetën pasi u qëllua nga ish bashkëshorti i saj Viron Karabollaj. Mynevere Myrtaj Karabollaj kishte nisur një lidhje të re prej tre vitesh me një 23 vjeçar të quajtur Flonino Mërkuri.
Mikesha e saj sot në emisionin “Me zemër të hapur” se Vera kishte duruar shumë kur ishte e martuar me Vironin dhe se kur ishte shtatzënë me vajzën e dytë pati një aksident duke punuar dhe vajza lindi me aftësi të kufizuara. Sipas mikeshës Vironi nuk e fali kurrë që ajo bëri lindje të detyruar kur ishte 7-8 muajshe, edhe pse shkak ishte edhe puna e rëndë që ajo bënte.
“Vera do varroset në Itali, vajza e madhe e ka kërkuar këtë gjë dhe e kanë plotësuar këtë kërkesë. Jam vërtet e shokuar nga ajo që ndodhi. Komunikimi i fundit ishte me datën 6 tetor.
E kam njohur kur ishte adoleshente dhe ishte një vajzë shumë e qeshur, e sjellshme, e sakrificës. Më dridhet zëri dhe shpirti, për atë që i ndodhi.
Vironin ia prezantuan, nuk është se e dashuroi apo njohu vetë. Në atë kohë, djemtë ishin jashtë shtetit dhe vinin këtu, siç e thonë, që të gjithë refugjatët vijnë për të gjetur nuse. Ia prezantuan, paraqitja ishte si nata me ditën, Vera e anashkaloi, kërkonte vetëm një njeri për së mbari. Vironi në atë kohë jetonte në Greqi. Vera i është bashkuar pas martese. Ai ka ardhur 2 apo 3 herë tek shtëpia e saj, dilnin pak sa mund të lejohej në atë kohë. Ikën në Greqi dhe ishin pa dokumente. Vera punonte aq shumë. Në atë kohë Greqia ishte në krizë. Vera kishte burrin pa punë, i shkoi më pas kunati me të fejuarën. Ishte Vera që punonte 12 orë, ishte shtatzënë 7-8 muajshe dhe punonte e hanin të katërt këta sepse ishin të gjithë pa punë.
Nuk e di sa ka zgjatur kjo periudhë. Është sakrifica më e madhe që ka bërë një femër. Ngaqë Greqia ishte në krizë, e kishte diskutuar me vëllezërit që të ikte në Itali dhe të bënte bashkimin me bashkëshortin.
Ishte fatkeqëi që mund t’i ndodhë kujtdo. Në atë aksident që ndodhi bëri lindje të detyruar dhe fëmija u godit shumë rëndë. Ka vuajtur shumë në spital, ishte shumë rëndë. Në atë periudhë kam folur shumë pak. Vironi gjithmonë ka fajësuar Verën për këtë aksident. Ai ishte në Greqi, vajza madhe iu është bashkuar Verës më pas në Itali. Në spital tek doktorët atë e shoqëronin gjithmonë vëllezërit.
Shteti italian i bleu banesën pas aksidentit që është regjistruar në emër të vajzës së vogël.
Ndoshta e parandjeu por më tha “Nuk do më tretë dheu po të vdes, vetëm për Rorën”, për vajzën e vogël që e kishte me aftësi të kufizuar. Gjithmonë kur i thoshte për lekë, jo çdo gjë shkoi mirë që në fillim. Gjithë ato probleme ia hoqën vëllezërit. Punonte shumë orë, vajza kishte oraret e terapisë. Ishte e komunikueshme dhe krijonte shoqëri. Lekët që merrte ia dërgonte familjarëve të tij, në një kohë që prindërit e tij punon në Shqipëri. Familjen e mbante Vera, s’ka dhënë aspak ndihmë për të.
Ajo i bëri bashkim familjar, pavarësisht çfarë i bëri. Asnjëherë nuk fliste keq për të. Thoshte e kam babain e fëmijëve. Ai i takonte vajzat, pavarësisht si e ka trajtuar. Mua më thoshte më ka ushtruar dhunë, më qëllonte. Punonte në hotel, ai çonte vajzat në kurse ose terapi, në një kohë shkoi larg nga shtëpia, Kur shkonte aty e gjente një kleçkë dhe e dhunonte, ushtronte dhunë psikologjike e fizike”, tha ajo në emisionin ‘Me zemer te hapur”.