Nëse shkoni në Indonezi ndërkohë që jeni beqar, bëni kujdes pasi ky shtet këtë muaj do të miratojë një ligj që nuk lejon marrëdhëniet para martese apo jashtë martese.
Për këdo që i shkel, mund të bëjë 1 vit burg.
Një politikan indonezian, Bambang Wuryanto, tha se kodi mund të miratohet që në fillim të javës së ardhshme.Ligji, nëse miratohet, do të zbatohet si për qytetarët indonezianë ashtu edhe për të huajt.
Ndëshkimi për tradhtinë bashkëshortore mund të hyjë në fuqi vetëm nëse ka palë që ankohen tek autoritetet.Për ata që janë të martuar, pala që ka të drejtë të ankohet është burri ose gruaja e autorit. Ligji gjithashtu lejon që prindërit e personave të pamartuar t’i denoncojnë për marrëdhënie.
Gjithashtu do të ndalohet bashkëjetesa para martesës dhe të akuzuarit mund të dënohen me gjashtë muaj burg.Grupet e biznesit kanë shprehur shqetësimin për dëmin që rregullat mund t’i bëjnë imazhit të Indonezisë, si destinacion pushimesh dhe investimesh.