Të paktën 4 persona kanë humbur jetën këtë të mërkurë në Kanalin Anglez. Ata udhëtonin me një gomone nga brigjet e Francës, drejt Britanisë së Madhe kur gomonia e tyre u ça dhe përfunduan në ujin e akullt të kanalit.
Në një intervistë për “Sky”, kapiteni i peshkarexhës që i shpëtoi tregoi sesi i kishte pikasur në det dhe sesi më pas u kishte shkuar në ndihmë duke u shpëtuar jetën.
Ai tha se ata që shpëtoi vinin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India, dhe ata i thanë se i kishin paguar secili nga 5,000 £ për një kontrabandist në Francë për kalimin në Angli. Pra deri më tani mes tyre nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë, megjithatë deri më tani nuk dihet as etnia e personave që kanë ndërruar jetë.
Zyrtarisht deri më tani flitet për 43 të shpëtuar, por vetëm 4 kanë ndërruar jetë.