Një rast i rëndë ka ndodhur në spitalin e Pejës para një jave, duke i tronditur të gjithë.
Një foshnje e pajetë është futur bashkë me çarçafët në lavatriçe nga stafi i repartit të gjinekologjisë nga pakujdesia.
Babai i foshnjës në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për rastin.
Ai u shpreh se stafi i kërkoi që të mos bëhej publik rasti, për të mos dëmtuar imazhin.
“Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë të javës së kaluar, po bëhen gati dy javë që ka ndodhur rasti. Shkuam në spital për të vazhduar me procedurat e tjera me marrë foshnjën me e varros. Aty e kishin përzi me ca çarçafë dhe e kanë vendosur, insistonin dhe derisa e kuptuam se çfarë ka ndodhur saktësisht. Pamë personat që shkonin sa lart sa poshtë. Shkuam poshtë tek lavatriçja, pas tyre dhe i pamë një njeri prej stafit që vazhdonte të kapte copat e trupit të foshnjës. Me i vendos në qese, ishte tmerri më i madh që munda të shikoja, është rast jo i zakonshëm, është shumë i ndjeshëm, rast që nuk duhej të ndodhte brenda një spitali, mos përgjegjësi, neglizhencë e punës”, tha babai.
“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për rastin, më kërkuan që të mos e bëja publike. Insistuan që mos të thërrisnim policinë, infermierja kryesore nuk arsyetoi me ndonjë mënyrë por s’donte që të bëhej diçka e madhe. Gruaja e mori lajmin prej mediave dhe unë nuk kam mundur të jem afër. Është tronditëse, nuk e ka dit askush, as prindërit e mi, madje njëri prej prindërve nuk e di çfarë ka ndodhur. Më e rënda është kur e kemi çu foshnjën me mbulesë dhe i thashë që nuk lejohet sepse e ka mbështjellë spitali mirë”, shtoi ai.
Sipas informacioneve, gruaja është informuar nga gjinekologu personal se foshnja kishte probleme me zemrën dhe ajo e dinte që ishte pa jetë.
Përmes një operacioni çezarian është bërë e mundur heqja e foshnjës dhe më pas ka ndodhur ngjarja e rëndë.