Fituesja e çmimit të parë të Festivalit të Këngës në edicionin e 61-të u zgjodh Elsa Lila me këngën “Evita”. Çmimi i dytë iu dha Albina Kelmendit dhe familjes së saj me këngën “Duje”, këngë e cila do të na përfaqësojë në Eurovision. Kjo pasi këngëtari që do të shkojë në Eurovision u zgjodh nga votat e publikut.
2 Farm me këngën “Atomike”, rrëmbeu çmimin e tretë të Fest’61.
Me një televotim të hapur përgjatë dy netëve të fundit, nga katër mbrëmje në të cilat u mbajt Festivali, këtë vit publiku zgjodhi si përfaqësues për në Eurosong këngëtaren Albina Kelmendi bashkë me familjen.
Kompeticioni ndërkombëtar Eurosong do të mbahet në këtë edicion të 67-të në Liverpool, Mbretëri e Bashkuar, pasi fituesit e vitit 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, e kanë të pamundur ta mbajnë ngjarjen muzikore në vendin e tyre, për shkak të agresionit rus.