– Edhe pse dyshohej për vetvrasaje, pas hetimeve dhe autopsisë të kryer në Shkup, 16 vjeçari trupi i pajetë i gjetur në banjën e Tetovës, dyshohet të jetë vrarë nga e dashura e tij.
Sipas informatave të Alsat një vajzë 16-vjeçare është arrestuar në dyshime për vrasje të të miturit. Policia ka arrestuar edhe dy djem për shkak se akuzohen si të përfshirë në ngjarje.
Sektori i punëve të mbrendshme të Tetovës për momentin është duke hetuar me dyshime edhe për përfshirje të një personi tjetër.
Sipas informacioneve që disponon Agjencia e lajmeve Zhurnal, i riu është vrarë me sende të forta fillimisht, duke e goditur në kokë, e pastaj i është ndezur makina me qëllim të fshihen gjurmët derisa trupi i tij u hodh në lumë.