Maqedonia e Veriut është tronditur nga vrasja tragjike e 16-vjeçarit në Tetovë, i cili vra nga e dashura e tij shqiptare nga MV 17 vjeç .
Krimi ndodhi pas një sherri mes çiftit brenda makinës ku ndodheshin të dy. 17-vjeçarja e goditi në kokë duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe më pas trupin e tij e hodhi në ujërat e Lumit Shkumbin.
Fillimisht u raportua për vdekje natyrale, por më pas u zbulua se kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja.
E mitura ndodhet në paraburgim dhe sipas policisë së Tetovës ka pranuar vrasjen e të dashurit të saj.
Ndërkohë nxënësit dhe mësuesit e shkollës Ekonomike ku studionte viktima i kanë dhënë lamtumirën e fundit 16-vjeçarit.