Rreth një vit më parë artistja dhe prezantuesja shqiptare Hueyda el Saied ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo la pas bashkëshortin e saj Thierry dhe djalin e vetëm Gabriel, i cili për pak javë do të mbushë 8 vjeç.
E ndërsa një vit më parë ishte e pamundur të festohej në familjen e tyre, këtë vit Krishtlindja ka ardhur edhe për vogëlushin. Babai i tij birësues është kujdesur që vogëlushi të gëzojë me veshje festive dhe pemë me drita.
Ai ka shpërndarë edhe një video ku Gabriel kërcen para kamerës, si për të na kujtuar se përtej gjithë dhimbjes që na lë humbja e një njeriu aq të shtrenjtë, jeta vazhdon për të gjithë ata që ngelen pas.
“Ju urojmë të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet. Gabriel dhe Thierry”, është shkruar në postim.
View this post on Instagram