Një ngjarje e rëndë ndodh në Greqi, ku një 29-vjeçare hodhi foshnjën e saj në një digë në Aliakmonas.
E reja akuzohet për vrasje me dashje të foshnjës së saj 11-muajshe, por ajo thotë se nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur sepse fillimisht i kanë thënë se foshnja jeton akoma.
Gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë.
Më pas ajo u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri.
Sapo zbardhi ajo u kthye në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin.
Taksisti që e ka marrë nga diga e Aliakmonasit ka raportuar se ka marrë një telefonatë nga qendra për digën dhe prej aty ka marrë gruan që i ka thënë ta çojë në zonën e KTEL të Selanikut në Veroia.
“Ajo nuk dukej e mërzitur nuk kishte një fëmijë me vete. U ul në sediljet e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës. Sjellja e saj ishte krejt normale, normale. E mora nga rruga kryesore, para urës”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim.
E pyetur nga policia se ku kishte mbetur foshnja, gruaja kundërshtonte vazhdimisht veten. Fillimisht nuk ka dhënë një përgjigje të qartë dhe i c]2y hka treguar policisë një tjetër vend për vendndodhjen e së bijës.
Autopsia e përfunduar mesditën e së hënës tregoi vdekjen nga mbytja në ujë. Foshnja u varros të hënën në fshehtësi.
Bëhet e ditur se 29-vjeçarja është me banim në Stavros të Aleksandrisë dhe mësohet se ka probleme psikologjike. Gjithashtu mësohet se ajo ka pasur një mosmarrëveshje me babain e fëmijës, i cili sipas dëshmive të banorëve të zonës, ka tentuar të marrë kujdestarinë e foshnjës.