Personi që shihni në foto është 53-vjeçari, Spas Milloshi, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm teksa ishte duke fryrë gomën e një kamioni.
Spas Milloshi punonte si gomist në një servis në zonën e Kryqëzimit të Spitenit dhe ishte duke fryrë gomën e një kamioni ku plasi dhe fatkeqësisht Milloshi gjeti vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë, në një njoftim zyrtar policia bëri me dije se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në nëj servis automjetesh në afërsi të Kryqzimit të Spitenit.
“Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.