Moti merr kthesë javën që vjen, priten reshje shiu e bore në këto zona

Dy javët që lamë pas janë karakerizuar nga një mot kryesisht i kthjellët dhe pranveror edhe pse jemi në kulmin e stinës së dimrit, temperaturat e ftohta në vend nuk janë ndierë. Edhe këtë fundjavë pritet që të njejtat temperatura dhe kushte atmosferike të karakterizojnë pjesën më të madhe të territoereve në vend, ku mesdita do të jetë me kthjellime e diell.

Por nga java tjetër, situata sinoptike pritet të ketë ndryshime. Nga dita e hënë duke vijuar edhe gjatë ditës së martë, do të ketë shtim të vranësirave deri në mbrëmje, ku pritet të kulmojnë reshjet e shiut. Ndërkohë, në vise malore priten reshje bore. Reshje të pakta bore natën në mes së martës e mërkurës priten edhe në vise mbi 700m lartësi mbidetare.

Tabela:

7.01 – Kthjellët e me diell. Mjegull/mjegullinë në mëngjes.
8.01 – Kthjellime dhe diell. Ultësirave mundësi për mjegull në mëngjes.
9.01 – Vransirat shtohen gjatë ditës, e deri në mbrëmje priten reshje shiu.
10.01 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me shi. Në vise malore priten reshje bore. Në mbrëmje reshjet e shiut vende-vende shndërrohen apo përzien me reshje bore.
11.01 – Shtim i vransirave. Deri në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 3C, e ato maksimale gradualisht zbresin përreth vlerave mesatare, nga 8C deri në 5C. Qetësitë do të jenë më dominuese në fundjavë, e nga dita e hënë frynë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 4-9m/s, e ditën e martë ndryshon drejtimin në veriperëndim. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës pëson rënie.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *