Lavazhierja e Milotit, 30 vjeçarja që bën “punë burrash”/ Zana: Më përbuzin, por do ushqej fëmijët e mi

Zana Lleshi është nënë e 5 fëmijëve. Nevoja për të ushqyerit të vegjlit e saj detyroi gruan nga Miloti të bëjnë një punë që në vendin tonë e bëjnë vetëm burrat. Është punësuar tek një lavazh pranë shtëpisë së saj.

30 vjeçarja tregon se paragjykohet shumë dhe nga gjinia e saj.

“ Edhe fëmijë mi shajnë. Unë kam dalë për bukën e gojës jo për gjë të keqe. Ka shumë që më përbuzin ka dhe gra që qeshin kur më shohin.
Bëj sikur si shoh, një sy e mbyll dhe tjetrin e lë hapur. Do punoj për fëmijët e mij ti mbaj mirë se më ka sjellë Zoti 5 mrekulli. Deri të vdes do mundohem t’i mbaj.”, thote ajo per abcnews.al
Nuk përjashtohen dhe rastet e njerëzve, që e respektojnë dhe ndjejnë keqardhje për të.

“Ka raste që më respektojnë ju vjen dhe keq e më japin dhe lekë.”

Zana tregon se ka ditë që nuk ka fare punë dhe të tjera që fiton deri në 2 mijë lekë në ditë.

“Kam ditë që fitoj vetëm 2 mijë lekë, por ka ditë që nuk ka fare punë. Kur është shi nuk ka punë fare se punoj me korent. Në ditët më të mira fitoj dhe 20 mijë lekë.”

Pranon që është një punë që e lodhshme për të pasi do fuqi për ta përballuar.

“Kur lodhem shumë nuk e ndjej trupin ku e kam e kam copë-copë. Shumë e vështirë është se është dhe ftohtë. Me qënë dhe dëborë do detyrohem të punoj. Çdo stinë këtu jam.”

30 vjeçarja ka nevojë për ndihmë.

“Kush ka mundësi të më ndihmojë se e kam shumë të vështirë se pe si ishte lagështia në shtëpi. Jam shumë keq. Me 5 fëmijë është shumë e vështirë për të jetuar për kohën që ka ardhur.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *