Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rezarta Dobi, e cila së bashku me djalin e saj Havier Dobi kishin arritur të zhvasnin qindra miëjra euro në shtëpitë luksoze ku ajo punonte si pastruese, është shprehur se nuk ishte në dijeni të ngjarjes.
Në një intervistë për “Review”, Spartak Dobi me lot në sy tha tha se nuk di asgjë në lidhje me vjedhjet që ka bërë gruaja së bashku me djalin e tij.
“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vrasë të gjithë. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic”, thotë Spartak Dobi.
Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u vunë në pranga pas denoncimeve nga disa prej pronarëve të apartamenteve ku ajo kishte punuar si sanitare, dhe kishte vjedhur shuma të mëdha parash.
Dje policia i sekuestroi 120 mijë euro, ndërsa sot gjatë kontrollit në banesën e sanitares u gjetën edhe 400 mijë euro të fshehura te tubi i aspirimit.
Rozeta Dobi dhe Havier kishin ndërtuar një skenë të mirëfilltë dhe grabisnin vilat, ku 49-vjeçarja punonte si sanitare.
Personat në fjalë shfrytëzonin rastin kur pronarit ishin jashtë vendit për të vjedhur banesa dhe ato i bënin të dukej si grabitje, ndërsa në banesa futej përmes çelësit që kishte kopjuar.
Gruaja vidhte para dhe sende me vlerë, ndërsa djali e priste jashtë me makinë për ta larguar sa më parë nga vendi ku kryenin grabitjen.
Ka qenë ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi që denoncoi se në shtëpi i ishin vjedhur mijëra euro. Sanitarja dhe djali në shtëpinë e saj dyshohet se kanë vjedhur 120 mijë euro, ndërsa në total në banesën e autorëve janë gjetur rreth 530 mijë euro, nga të cilat 120 mijë euro ditën e djeshme, 402 mijë euro, dhe 8000 dollare sot si dhe tre makina që përdoreshin nga djali i saj.