Qendra e masazheve “Eden_massage_esthetic” ishte kthyer në qendër prostitucioni në Tiranë. • Pas këtij zbulimi, janë kryer dhe arrestime. •Dy të reja janë vënë në pranga pasi përdorën një qendër masazhi për të ushtruar prostitucion.
Në kërkim është shpallur edhe administratori i qendrës së masazhit i cili ishte vëllai i një prej vajzave të arrestuara.
Policia njofton se administratori 23-vjeçar, Kristos Halili së bashku me motrën e tij 28 vjeç Kristiana Halili shfrytëzuan një 20 vjeçare për prostitucion në qendrën e tyre të masazhit e cila ndodhej në zonën e Unazës së Re në Tiranë. • Nga ky aktivitet janë sekuestruar 60 500 lekë të rinj, të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.