Brenda hotelit që ndahet mes dy shteteve, gjysma e tij është në Francë e gjysma në Zvicër

“Ju jeni në dhomën nëntë, është një nga dhomat tona dykombëshe,” tha menaxheri i hotelit Arbez që ndodhet në kufirin mudis Francës dhe Zvicrës.

Ai ndodhet në fshatin La Cure, një fshat i vogël i vendosur në majë të maleve me pyje të dendur Jura.

Tani, falë një traktati ndërkombëtar pak të njohur të mesit të shekullit të 19-të, ky hotel është një nga përvojat më unike.

I ndërtuar në stilin fshatar që është kaq i përhapur në këtë pjesë të Evropës, hoteli i vogël familjar i përket një organizimi të pazakontë si pasojë e paqëllimshme e Traktatit të Dappes të vitit 1862, me të cilin Franca dhe Zvicra ranë dakord për një shkëmbim të vogël territorial, në mënyrë që të lejonin kontrollin e plotë francez të një rruge strategjike aty pranë.

Rezultati është se afërsisht gjysma e hotelit është në Francë dhe gjysma tjetër në Zvicër, me kufirin ndërkombëtar që përgjysmon restorantin dhe disa nga dhomat.

Të dukshme nga dritarja, dhe vetëm disa metra larg, janë dy pikat kufitare, ajo zvicerane në anën e djathtë, ajo franceze pak më poshtë në të majtë.

 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *