Ngacmimi në mënyrë të vazhdueshme dhe krijimi i një lidhje intime me një grua të martuar, është bërë shkak për marrjen peng dhe dhunimin e rëndë të Gentian Omerit.
Ky i fundit ishte duke udhëtuar nga Konispoli në drejtim të Tiranës, kur gjatë orëve të mesnatës është sulmuar me makinë, duke u rrëmbyer, futur në bagazh dhe dhunuar fizikisht nga 4 personat.
Ora News mëson ekskluzivisht se shkak i përshkallëzimit të kësaj ngjarje, është bërë lidhja intime që Omeri kishte krijuar me vajzën e Astrit Ndoj nga Konispoli dhe motrën e 2 vëllezërve, Anton dhe Aleksandër Ndoj.
Omeri, kishte disa kohë që ngacmonte vajzën e tyre, e cila rezulton e martuar, por nga ana tjetër kishte krijuar një lidhje jashtë martesore.
Mes kësaj lidhje të jashtëligjshme, kishte hyrë dhe Gentian Omeri, i cili gjatë kësaj kohe ngacmonte pikërisht gruan, por kjo lidhje kohët e fundit ishte zbuluar nga babai, dy vëllezërit dhe xhaxhai i saj.
Si pasojë e konfliktit verbal mes tyre, në mesnatën e 19 janarit 2023, Gentian Omeri, teksa po udhëtonte më makinën e tij drejt Tiranës, është goditur me mjetin ku lëviznin 4 personat, Pjetër Ndoj, Anton Ndoj, Aleksandër Ndoj dhe Astrit Ndoj, duke i shkaktuar atij aksident dhe nxjerrë makinën nga rruga.
Mjeti është ndalur në një kanal. Ndërsa katër personat kanë zbritur nga makina e tyre, duke e rrëmbyer forcërisht Gentian Omerin dhe futur atë në bagazhin e makinës.
Omeri është çuar në një vend, në fshatin Xarë, ku e kanë lidhur dhe më pas rrahur për ca orë, duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup.
Më tej 4 personat, e kanë marrë dhe hedhur në një kanal, pasi kishin menduar se Gentian Omeri, kishte ndërruar jetë si pasojë e dhunës së ushtruar prej 4 personave.
Katër autorët janë mundur të identifikohen nga kamerat e sigurisë të disa prej bizneseve në zonën e Konispolit dhe Sarandës, duke mundësuar dhe arrestimin e tyre mesnatën e djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Gjatë momentit të arrestimit, asnjëri prej 4 personave nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke çuar duart lart.
Ndërsa në ditët në vijim dy vëllezërit Astrit Ndoj dhe Pjetër Ndoj së bashku me dy djemtë e Astritit, shtetasit Anton dhe Aleksandër Ndoj, pritet të dalin para gjykatës së Sarandës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.
Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”, “Heqje e paligjshme të lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës” të kryer në bashkëpunim.
Kujtojmë që Omeri është gjetur nga policët në rrugën e fshatit Xarrë dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tri orë më vonë, Pjetër Ndoj, 30 vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), vëllai i tij Astrit Ndoj, 21 vjeç, dhe u shpall në kërkim dhe vëllai tjetër Alfred Ndoji. Në pranga kanë rënë dhe 2 djemtë e shtetasit Astrit Ndoji, Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj.