Aktorja e humorit Delinda Disha pretendon se një polic që e ndaloi për ta gjobitur, guxoi edhe ta ngacmonte. Në një postim në Instagram thotë se efektivët nuk respektojnë uniformën dhe kaloi kufijtë e komunikimit.
“Ruhuni o gra, vajza, nëna, motra se sot keni në qarkullim një polic që përveç gjobës ju bën dhe si kodosh…. Eh kur do dhe polici në orar të punës të gjuaj për laraska. Drejtoria të marrë masa për policët që shkelin etikën e punës dhe kalojnë kufinjtë e komunikimit, nuk respektojnë uniformën”, shkruan Delinda e cila më pas ka marrë shumë mesazhe të vajzave që janë gjendur në të njejtën situatë.
Njëra i thoshte se polici që i vuri gjobën nuk hezitoi ta gjente në Instagram dhe t’i bënte ‘follow’.