Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje për ngacmim seksual.
Mësohet se në pranga ka rënë Fadil Begaj, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 54 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.