Nga Agim Xhafka
Dëbora e parë si dashuria e parë. Ngazëllim, marrje fryme, rrahje zemre, ëndërrim, fluturim, bekim. Korça si shtatzania e një nuseje të bukur. Mban në trup jetë dhe shpresë. Vendlindja është mall, por dhe dhimbje. Pasion, por dhe lëndim. Dritë, por dhe plagë. Siç jeta e njeriut,kokolepsur me halle e suksese. Korça në dëborë,si vera në gotën e kristalit. Nuk dihet cili ka lindur më parë, qyteti apo bardhësia. Rrinë kaq pranë, kaq ngjeshur e kaq ngrohtë sa duken si binjake. Të lindura nga zoti pér njëri-tjetrën.
Qyteti im veshi ngjyrën e zemrës së tij. Ashtu me vello më parë rrinte shumë muaj. Deri sa gjethi plaste sythet e dëbora pérshëndeste pranverën. Gjyshja ime ngrihej herët e sa shihte borë tej dritares na zgjonte me nxit. E dinte se rënia e çdo floku qe jo vetëm gëzim për ne, por dhe dhurata më e sinqertë që na falte zoti. Ra dëbora e Korça u ngroh. U ngroh nga çiltérsia e motit. Wellcom floku i bardhë në Korçën e njerëzve zemërbardhë!