Tea, një nga banoret e Big Brother Vip ka treguar jetën e saj. Ajo u ndal tek divorci i prindërve, sesi ai ndikoi jetën e saj por edhe tek shkollimi.
Diçka që na habiti ishte fakti se Tea tha se që nga mosha 15 vjeç, pasi prindërit e çuan në një shkollë me profil shkencor ajo nuk ka prekur asnjë libër me dorë, por ngaqë ishte shumë e zgjuar dhe merrte informacion nga burime të tjera, doli me mesatare 9.5. Pak e vështirë për t’u besuar, por gjithsesi urojmë që Tea tani të mund ta heqë këtë embargo ndaj librit dhe t’i prekë herë pas here. Ku i dihet. Ndoshta i shërbejnë për diçka më shumë sesa të mbahet mend si vajza e Përputhen.