Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bulgarec ku njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal anash rrugës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një grua dhe dy fëmijë të cilët ndodheshin në mjet.
Menjëherë ata janë dërguar drejt spitalit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.