Pas 20 vitesh rihapet në Veneto çështja ligjore e një udhëtimi tragjik gjuetie në Shqipëri. Fillimisht Gjykata e Vicenzës dhe më pas ajo e Apelit të Venecias kishin dënuar një zejtar nga Malo që të dëmshpërblenin me 1 milion euro familjarët e një 15-vjeçari të vrarë me armë gjahu. Pavarësisht dënimit penal të korrigjuar përtej Adriatikut, tashmë çështja civile do të diskutohet në Kasacion, ku do të duhet të zgjidhet se cili dënim do zbatohet; ai italian, apo shqiptar?
Aksidenti ndodhi më 17 tetor 2003, gjatë udhëtimit të disa gjuetarëve në një fshat të Lushnjes, të organizuar nga një agjenci turistike. Një plumb qorr vrau Bledar Abdurrahmanin, teksa ai po punonte me të atin në tokën e familjes.
Shoqëruesi i një grupi gjahtarësh italianë, e mori përsipër gjithë fajin, aq sa gjahtarët, ishin kthyer në shtëpi pa u marrë fare në pyetje. Por çështja u ndërlikua për Evelino Casaran, një prej anëtarëve të grupit, çështja do të ndërlikohej, kur të merrte vesh se shoqëruesi e kishte tërhequr dëshminë e tij dhe më pas, italiani u gjykua nga Gjykata e Lartë dhe u dënua me 3 vjet burg.
“Një histori dramatike në radhë të parë për shkak se vdiq një djalë i vogël, por edhe për pasojat për klientin tim,”- thotë avokati Alessandro Zocca.
Mosmarrëveshja civile ka nisur në Veneto. Midis 2018 dhe 2020, gjyqtarët e Vicenzës dhe Venecias dënuan Casaran dhe Generalin, bashkërisht dhe veçmas, për të paguar dëmet e pësuara nga familja e viktimës: u caktuan 300,000 euro për secilin prind, 130,266 për secilin nga dy vëllezërit dhe gjyshen. E po ashtu u paguan edhe 7 mijë euro për shpenzimet funerale.
Artizani gjithsesi, së bashku me kompaninë e sigurimeve, e kanë çuar gjithë dokumentacionin në Kasacion, duke u ankuar ndër të tjera edhe për faktin se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri, ndaj për këtë arsye nuk duhet zbatuar ligji italian, sa i përket likuidimit të familjes për pasojat.
Mirëpo, çështja për vdekjen e tij, prej 20 vitesh vijon tashmë dhe është rikthyer në diskutim dhe do dërgohet në dëgjesë publike.
Pas njëzet vjetësh, çështja vazhdon./ilgazzettino.it