Materniteti “Koço Gliozheni” ka reaguar lidhur me vdekjen e 30-vjeçares e cila katër ditë më parë solli në jetë foshnjën e saj.
Në një deklaratë për mediat, spitali thekson se pas katër ditësh pasi kishte lindur 30-vjeçarja me ininciale M.V u paraqit në maternitet me gjendje debulese dhe menjëherë u shtrua në repartin e terapisë intensive, aty ku dhe u trajtua sipas të gjitha protokolleve mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, spitali thekson se gjendja e pacientes u rëndua në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.
“Materniteti “Koco Gliozheni” I shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.
30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.
Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.
Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.
Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes”, thuhet në reagimin e maternitetit.