Dy 16-vjeçarë u shoqëruan në ambientet e policisë pasi vodhën një biznes online.
Adoleshentët porositën online veshje me vlerë 350 euro dhe në momentin që korrieri ua dorëzoi, u larguan duke mos paguar.
Për shkak të moshës, E. K. dhe L. S., do të procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Korrieri i subjektit postar privat ku u bë porosia njoftoi policinë se 2 adoleshentët i kishin marrë pakon dhe ishin larguar me vrap për të mos kryer pagesën.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua pakoja me veshje, e porositur online.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.