Sizmiologu: “Kullat e ndërtuara në kohën e Edi Ramës janë akoma me ligjin e Mehmet Shehut”

Sizmologu Shyqyri Aliaj i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tha se Shqipëria nuk ka asnjë ligj për rrezikun sizmik. Sizmologu u shpreh se duhet të nxirren mësime nga këto tërmete që kanë rënë në vendin tonë dhe të bëhet një ligj siç e ka gjithë Evropa dhe të zbatohet. Sipas Aliajt, ndërtesat e sotme janë ndërtuar me ligjin e Mehmet Shehut.

“Zonat më sizmike në Shqipëri nga magnitua shkalla rihter, ka në lindje të Shqipërisë. Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në zonën Librazhd-Dibër, ishte me magnitudë 7. Ishte interesante në fakt pasi pati shumë dëme në banesa, por në dhjetor, për më pak se një muaj, të gjithë hynë në shtëpi të reja. Vitin e Ri e kaluan në banesa të rindërtuara.
Ne kemi bërë një studim për llogaritjen e rrezikut sizmik siç e kërkonte Evropa me eurokodin 8. Propozuam që atëherë që të vihej në fuqi edhe kur ranë tërmetet e fundit.
Tërmeti ka shfaqjen në sipërfaqe dhe shkakun e thellë. Por askush nuk merret me shkakun. Ne themi duhet të studiojmë shkakun jo pasojën dhe kjo është kontradikta. Por unë them që duhet miratuar si ligj. Kjo është urgjente.

Ne nuk kemi asnjë ligj për llogaritjen e rrezikut sizmik. Ne mendojmë se është më mirë të vlerësojmë shkakun dhe ky erdhi si rezultat i një pune dhe bashkëpunimi me Shërbimin Gjeologjik të Kanadasë, dhe bëmë një studim për rrezikun sizmik të Shqipërisë, që përdorte këto metoda.

Ne studimin për rrezikun sizmik e mbaruam në vitin 1976. U deshën tre vjet deri në vitin 1979 deri kur ra tërmeti i Shkodrës, që të miratohej ligji në qeveri. Pse shumë njerëz dyshonin dhe arsyetonin që e kishim zmadhuar intensitetin. Kur ra tërmeti Mehmet Shehu i vuri menjëherë firmën studimit, që të bëhej ligj. Nga kjo duhet të nxjerrim mësim që të bëjmë ligjin siç e ka Evropa dhe të zbatohet. Ndërtuesit punojnë me ligjin e Mehmet Shehut. Ata që janë në institut përdorin atë metodë.”, u shpreh Aliaj./K.C/dritare.net

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *