Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Armend Xhika më 13 maj 2021 në Earl Marshal Road, Angli vijon të jetë e rrethuar plot mister dhe e paqartë.
Drejtësia angleze së fundmi ka liruar nga akuzat tre të rinjtë që ndodheshin në burg deri më tani për vrasjen e shqiptarit. Mentor Selmani, 28 vjeç. Marsid Senia, 25 vjeç, dhe Mardov Dushku, 30 vjeç që u akuzuan për vrasjen e shqiptarit kanë mohuar akuzat.
Të tre sot, e enjte, 16 shkurt, u shpallën të pafajshëm për vrasje. Dushku u lirua nga të gjitha akuzat ndaj tij. Selmani u lirua nga dy akuza për plagosje me dashje, por u shpall fajtor për dy akuza të tjera. Senia u lirua nga dy akuza për plagosje me dashje, por u shpall fajtor për një akuzë të tretë.
Kujtojmë se Xhika fillimisht mbeti i plagosur me thikë pas sherrit mes shqiptarëve, por më pas ndërroi jetë në spital. Autoritetet ende nuk e dinë se kush ishte ai që e qëlloi me thikë të riun shqiptar i cili humbi jetën më pas.