Atletja Klodiana Shala është rrëfyer për herë të parë mbi jetën e saj personale. Në emisionin “Se luan Topi”, ajo ka marrë një surprizë nga e ëma e cila për herë të parë ia ka shprehur sa shumë e do.
Ndër të tjera Klodi ka rrëfyer se dashuria e saj e vjetër, i dashuri i parë dhe me të cilin kanë ndenjur shumë vite bashkë, tashmë është partneri i Luiza Gegës.
“Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Janë goxha vite. Kam një tip që edhe po të kisha ndonjë gjë të keqe nuk dua ta them sepse 14 vite nuk janë pak. Nuk më mbajti njeri me zor gjatë asaj kohe. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin. Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës. I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën sepse atë pothuajse e kam rritur vetë. Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë vinin në shtëpinë tonë. Sepse thoja gjithmonë mua sikur zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike. Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent. Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë.
Klodiana ka folur edhe për të krijuar familje dhe një koment për miken, Diola Dostin, si konkurrente në “Big Brother VIP”.