Athanasios Nazos 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova në orët e para të së hënës me në ishullin e Mykonos ndodhet në burg.
Greku vrau shqiptarin pas një debati që parën në një lokal, ku dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë një vajzë. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur autori i ngjarjes.
Ai është shprehur se kishte qenë i dehur kur ka nodhur ngjarja dhe se në një moment është konfuzuar dhe ka shkrepur armën i ndikuar nga alkooli dhe se nuk donte ta vriste shqiptarin.
“Shqiptari e ofendoi këtë grua dhe më pas të dy përfunduan duke u grindur. Nën efektin e pijes gjërat morën një kthesë të pakëndshme, tha një mik i autorit.
Pasi debatuan në lokal, dy të rinjtë dolën jashtë dhe vazhduan të ziheshin. Në një moment, 33-vjeçari u largua dhe të gjithë menduan se sherri kishte përfunduar.
Por ai u kthye sërish i armatosur me pushkë gjuetie që e kishte marrë në shtëpi dhe goditi 2 herë në kokë të riun shqiptar.
Viktima mësohet se kishte ndëruar në shtëpi luksoze në një zonë të Mykonos, që ua jepte me qira turistëve në muajt e verës.
Shtëpia kishte kushtuar 150 mijë euro dhe kjo kishte qenë një ëndërr e tij. Së fundmi e rikonstruktoi duke i vendosur një pishinë të vogël në tarracë për t’i rritur vlerën pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim më të lartë. Babai i 34-vjeçarit vlonjat punon si polic në Shqipëri, ndërsa i vëllai jeton në Angli ku merret me ndërtim,
Autori gjithashtu është hotelier, pasi familja e tij kishte një hotel në ishull ndërsa e motra këshilltare komunale.