Të shtëna me armë zjarri raportohet se janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Stacioni i Trenit, ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se shkak i të shtënave është bërë një sherr mes disa të rinjve. Autori ka qëlluar nga makina, drejt lokalit ku edhe ndodhej 35 vjeçari Skura.
Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Shpëtim Skura, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, shtetasit Albi Biçaku.
Librazhd/Informacion paraprak:
Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit A. B., 27 vjeç nga Librazhdi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shtetasi A. B., duke qarkulluar me një automjet, në rretrhana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S., 35 vjeç. 35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.