Babit Babacan është një nga të mbijetuarit e tërmetit tragjik në Turqi. Për shkak të lëndimeve të rënda që mori, Babacanit iu prenë dy këmbët deri mbi gju dhe krahu i majtë mbi bërryl.
Babacani ishte në shtëpi bashkë më gruan dhe tre fëmijët e tyre në momentin që ra tërmeti.
Mësohet se ai ka qëndruar tre ditë nën rrënoja. Aktualisht ai ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por i nevojiten para për të vendosur proteza në gjymtyrë.
.Ai foli për momentet tragjike që kaloi me familjen e tij, duke thënë “Shtëpia u shemb papritur. Rrënojat ranë mbi mua, bërtita dhe askush nuk dëgjoi. Në atë moment e ndjeva se do të vdisja.
Në ditën e 3-të të tërmetit, unë bërtita ‘Jam këtu!’ ndërsa fadroma ishte duke punuar.
Ata ndaluan dhe më shpëtuan. Këmba ime e majtë ishte pak më mirë, këmba tjetër dhe krahu i majtë ishin shtypur.
I hapa sytë në spital”, ka rrëfyer 41-vjeçari.
Mjekët bëjnë me dije se pas disa muajve, Babacanit ka nevojë për vendosjen e një proteze.
“Kërkoj ndihmë nga njerëzit për protezë”, tha ai.